Telegrafi

Mike Tyson e pranon se në momentin që ka grushtuar tifozin, kishte tymosur kanabis

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka zbuluar se ai kishte tymosur kanabis gjatë atij ndërveprimi famëkeq me një fans ndërsa ishte në aeroplan.

Pamjet u shfaqën në fillim të këtij viti të Iron Mike që sulmonte një tifoz në bordin e një fluturimi.

Videoja tregoi një burrë të ulur pas 55-vjeçarit teksa prisnin që të nisej fluturimi me burrin që përpiqej të tërhiqte vëmendjen e Tyson në disa raste.

Përfaqësuesit e Tyson më pas pohuan se ai ishte ‘ngacmuar’ nga tifozi dhe i kishin hedhur një shishe me ujë .

Përfundimisht, ish-boksieri, dikur i njohur si ‘njeriu më i rrezikshëm në planet’, nuk dukej se ishte në humor të mirë dhe filloi të grushtonte tifozin.

Duke u shfaqur në emisionin e Piers Morgan pa censurë, ish-kampioni i peshave të rënda zbuloi se në atë situatë kishte konsumuar një cigare kanabisi.

“Së pari, unë erdha nga ky vend i quajtur Hippie Hill, 60,000 njerëz ishin atje duke pirë kanabis”, ka deklaruar Tyson.

“Pra, në kohën kur jam në aeroplan, jam i uritur, i lodhur, në rregull? Dhe ky djalë vazhdon të më ngacmojë”.

“Dhe pastaj erdha në vete dhe e shkelmova b*thën e ti. Do të doja të kisha shkelmuar b*thën e tij. Truproja im u hodh mbi të”, ka shtuar më tej ai.

Tyson pranoi se tani përpiqet të qëndrojë jashtë telasheve, sepse gruaja e tij Spicer është e shqetësuar se ai do të mund ta pësojë keq. /Telegrafi/