Tensionet përpara ndeshjes mes ish-kampionit botëror të boksit në peshën e rëndë, Mike Tyson dhe yllit të YouTube, Jake Paul, janë rritur në maksimum pas një incidenti në matjet zyrtare në Dallas këtë mëngjes.
Tyson dhe Paul qëndruan ballë për ballë kur 58-vjeçari e goditi YouTuber-in 31-vjeçar për hyrjen në hapësirën e tij personale dhe, siç pretendon ‘Iron Mike’, e shkeli në këmbë.
Sigurimi u hodh menjëherë dhe i ndau boksierët, dhe një Paul i tërbuar tregoi zemërimin e tij para turmës duke bërtitur se tani “Tyson duhet të vdesë”.
“Kjo është personale tani”, bërtiti Paul ndërsa kampioni më i ri botëror në histori u largua nga skena.
Hera e fundit që Tyson pati një luftë profesioniste ishte 19 vjet më parë, dhe ajo e ardhshme kundër Paul u ra dakord për tetë raunde nga dy minuta secili.
Tysonit iu garantuan 20 milionë dollarë për meçin, ndërsa Paulit plotë 40 milionë dollarë.
Ju kujtojmë, lufta në Arlington, Teksas, zhvillohet sonte (e premte), pas mesnate, rreth orës 02:00 me orën tonë lokale. /Telegrafi/