Telegrafi

Mike Tyson e bën sërish, mahnit fansat me shpejtësinë e jashtëzakonshme

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka konfirmuar se është në formë të lartë para rikthimit sensacional në ring, përkundër se është 53 vjeçar.

Ish-kampioni i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda ka paralajmëruar disa meçe miqësore, 15 vjet pas pensionimit nga boksi.

Kundërshtarët e tij akoma nuk janë konfirmuar, mirëpo ka pasur spekulime për emra të mëdhenj që mund të hyjnë në ring me ikonën.

Lexo po ashtu Tyson publikon video ku shihet fiziku i tij i jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 53 vjeçare – duket gati për rikthim në boks

Ndërsa gjatë javëve të fundit, ai kohë pas kohe ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale nga përgatitjet që është duke bërë.

Një vide e publikuar së fundmi në Instagram e shfaq Tysonin në disa seanca stërvitore, me ç’rast tregon goditjet e fuqishme dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme përkundër moshës që ka. /Telegrafi/