Trajneri i Mike Tyson ka paralajmëruar se legjenda e boksit mund të tentojë debutimin në MMA, pas super formës së tij që po shfaq në kafaz.
Iron Mike e bëri rikthimin në boks në meçin bamirës ndaj Roy Jones Jr, derisa ka plane që të vazhdojë me luftime edhe në vitin 2021.
Por, 54-vjeçari tani planifikon të largohet nga ringu dhe të futet në kafaz.
Trajneri Rafael Cordiero ka publikuar një video të Tysonit në kafaz, e që legjenda nuk zmbrapset ndaj partnerit të sparringut.
Trajneri brazilian në MMA shfaq pamje nga Tyson duke u përballur me 28-vjeçarin, Mike Russell, duke lënë mbishkrimin: “Tigri Mike Tyson është në kafaz. Shikojeni”.
Iron Mike shihet duke goditur me të gjithë forcën e tij ndaj Russels, që po ashtu nuk dorëzohet aq lehtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/BoxTalk101/status/1345548837490835457