Mike Tyson do të ndeshet me Jake Paul më vonë gjatë këtij viti në duelin e shumëpritur, dhe ‘Iron Mike’ tani i ka çuar kundërshtarit të tij një paralajmërim drithërues teksa po përgatitet për rikthimin e tij në ring.
57-vjeçari nuk është ndeshur profesionalisht që nga viti 2005, por është i zënë duke u përgatitur që t’i jap fund mungesës 20-vjeçare nga ringu kur ai do të ballafaqohet me YouTuberin Paul në qytetin e Teksasit më datë 20 korrik.
Tyson është një figurë legjendare e sportit, pasi ka fituar 50 nga 58 ndeshjet e tij në karrierë, teksa dy ndeshje përfunduan pa fitues ndërsa pësoi vetëm gjashtë humbje përgjatë dy dekadave.
Paul në anën tjetër është në fillimet e karrierës së tij profesionale në boks, pasi 27-vjeçari ka marrë nëntë fitore nga 10 ndeshje deri më tani, ndërsa humbjen e vetme e pësoi nga Tommy Fury vitin e kaluar.
Që ty janë duke u përgatitur për luftën e tyre në korrik, dhe tani Tyson i ka çuar Paulit një paralajmërim drithërues.
Në një fotografi të postuar në Snapchat duke pirë ujë Tyson shkruajti: Jake Paul, ku je?
Dhe në një tjetër mesazh paralajmërues për Paul, Tyson shkruajti: Lufta është një sport. Nëse nuk je i përulur, do t’ju sjell juve përulësi.
Pavarësisht nëse njerëzit kanë pasur dyshime mbi këtë duel, mund të themi me plotë gojë se ka tërhequr interesimin e shikuesve dhe spektakli nuk do të mungojë./Telegrafi/