Telegrafi

Mike Pompeo akuzon Rusinë për sulmin kibernetik ndaj qeverisë amerikane

Një anëtar i lartë i administratës së Donald Trump ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Rusisë, duke thënë se ka kryer një sulm masiv kibernetik që ka depërtuar në agjencitë shtetërore të inteligjencës, shkruan Sky News.

Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo, e ka përshkruar sulmin si “një tentim të vështirë”, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se është një rast që mund ta themi me bindje të plotë se është kryer nga Rusia që u përfshi në këtë aktivitet”, tha Pompeo.

Është hera e parë se që anëtar i administratës amerikane që drejtoi gishtin publikisht kah Moska. /Telegrafi/