Site icon Telegrafi

Mike Pence vaksinohet publikisht për coronavirus: Unë nuk ndjeva asgjë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, u injektua para kamerave me vaksinën kundër coronavirusit të premten, duke theksuar se vaksina është një “mrekulli mjekësore”.

“Besimi te vaksina është ajo që na solli këtu këtë mëngjes”, tha ai.

“Unë nuk ndjeva asgjë. Ju lumtë”, u shpreh Pence.

Ndërkohë bëhet e ditur se gruaja e tij, Karen dhe gjenerali kirurg, Jerome Adams, gjithashtu u vaksinuan gjatë transmetimit televiziv të Shtëpisë së Bardhë.

Punëtorët shëndetësorë nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed ishin ata që i implementuan vaksinimet. /Telegrafi/

Exit mobile version