Site icon Telegrafi

Mike Pence shmang drekën me delegacionin koreano-verior

Disa muaj më parë qëndroi në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve, për t’i dërguar Penianit nga shumë pranë kufirit të tij kërcënimin se, Shtetet e Bashkuara e kanë në tryezë çdo opsion, përfshirë atë të ndërhyrjes ushtarake.

Tani, Mike Pence dërgon një tjetër sinjal të fortë në lidhje me shtetin komunist.

Numri dy i qeverisë amerikane e shmangu pjesëmarrjen në darkën ku duhej të ndante tryezën me delegacionin koreano-verior.

Ai pati një përballje të shkurtër me kreun e Asamblesë së Koresë së Veriut, Kim Yong-nam, por që të dy u përpoqën të mos e shihnin njëri-tjetrin në sy.

Ndërkohë, në një zhvillim tejet të mediatizuar, presidenti koreano-jugor Moon Jae-in shtrëngoi duart me motrën e kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë ceremonisë së çeljes së Olimpikeve të Dimrit.

Lojërat zhvillohen në një kohë tensionesh mbi programin bërthamor të Penianit, të cilat pikërisht falë tyre, për momentin të paktën duket të jenë zbutur. /tch/

Exit mobile version