Telegrafi

Mike Pence rezulton negativ pas testit për coronavirus

Zëdhënësja e nënpresidentit të SHBA-së, Mike Pence tha në fundjavë se shefi i tij kishte në plan të mbante një orar të ngjeshur të fushatës zgjedhore pavarësisht se ishte i ekspozuar ndaj një ndihmësi të lartë, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Megjithatë Pence së bashku me gruan, kanë rezultuar sërish negativ për coronavirus, kështu që do të vazhdojë me fushatat në Minesota dhe Pensilvania, transmeton Telegrafi.

“Pence dhe Zonja e Dytë, Karen Pence u testuan për COVID-19 këtë mëngjes dhe rezultuan negativ”, ka shkruar në llogarinë personale të Twitterit, Devin O’Malley.

Të dy u testuan negativisht në Sat & Sun, pas rasteve të konfirmuara midis ndihmësve të ngushtë. Pence është vendosur të udhëtojë në MN sot për një ngjarje fushate.

Lexo po ashtu Të paktën pesë nga ndihmësit e tij janë pozitivë me coronavirus, nënpresidenti Pence nuk futet në karantinë

Më parë këtë muaj, kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris ndaloi përkohësisht fushatën pasi dy anëtarët e stafit të saj dolën pozitiv.

Fushata tha se ishte një vendim paraprak pasi çifti nuk konsiderohej se kishin kontakte të ngushta të senatores. /Telegrafi/