Gjatë vizitës së tij në klinikën Mayo, nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, nuk vendosi maskë e cila në këtë spital është e detyrueshme.
Klinika në Minesota, njoftoi në Twitter se kishte “informuar” nënkryetarin për rregullin se duhej të vendoste një maskë para vizitës së tij. Ky postim, ndërkohë, ishte fshirë, transmeton Telegrafi.
“Një pjesë e protokollit tonë të sigurisë është të kërkojmë nga të gjithë pacientët, vizitorët dhe punonjësit që të mbajnë një maskë, në mënyrë që COVID-19 të mos përhapet”, thuhet në kumtesë.
Kjo masë është e efektshme për dy javë.
Mike Pence refused to wear a mask on Tuesday as he toured the Mayo Clinic and met with hospital staff and a patient, rejecting the famed hospital’s policy that all visitors cover their faces to reduce #Covid-19 risks https://t.co/kI5MRBkA4f pic.twitter.com/oUkhXI232i
— POLITICO (@politico) April 28, 2020
Gjatë pjesës së vizitës që ishte e hapur për media, ishte e qartë se të gjithë përveç Pence kishin një maskë. Ai më vonë tha se e bazoi atë vendim në faktin se ishte testuar për coronavirus çdo ditë.
“Meqenëse nuk kam coronavirus, mendova se do të ishte një mundësi e mirë për mua që të jem atje, të bisedoj me këta studiues dhe stafin e mahnitshëm mjekësor, t’i shikoj në sy dhe t’i falënderoj”, tha nënkryetari i SHBA-së.
Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, ndërkohë, treguan se numri i infeksioneve të konfirmuara në SHBA ka tejkaluar një milion, por numri aktual i rasteve mendohet të jetë shumë më i lartë. /Telegrafi/