Mike Maignan më në fund duket gati për rikthimin e tij te Milani në ndeshjen kundër Atalantës pas pesë muajsh jashtë fushe, ndërsa Ismael Bennacer dhe Zlatan Ibrahimovic po përgatiten gjithashtu të paraqiten.
Kuqezinjtë ndajnë vendin e tretë në Serie A me Romën pas fitores 1-0 ndaj Monzës të shtunën dhe gjithashtu kanë avantazhin 1-0 ndaj Tottenham Hotspur në të tetën e Ligës së Kampionëve.
Sipas Sky Sport Italia, Maignan më në fund është rikuperuar plotësisht nga ajo tendosje e përsëritur e muskulit.
Maignan së pari mori lëndimin muskulor gjatë ndeshjes ndërkombëtare me Francën më 22 shtator dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje konkurruese që atëherë.
Tendosja e përsëritur e detyroi gjithashtu të humbasë Kampionatin Botëror në Katar, ku kombëtarja i tij arriti në finale, dhe paraqitja e tij e fundit në nivel klubesh ishte humbja 2-1 ndaj Napolit më 18 shtator.
Ai dukej në prag të një rikthimi vetëm për të pësuar një tjetër lëndim, duke i shtyrë mjekët të vazhdonin me kujdes trajtimin.
Ajo periudhë pritjeje tani duket se ka mbaruar dhe fituesi i Scudettos mund të jetë sërish në portë për Rossonerët. /Telegrafi/