Site icon Telegrafi

Mike Dean zbulon skandalin në Ligën Premier që e bëri me Anthony Taylor

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, Mike Dean, dështoi të ndërhynte në një vendim nga VAR, sepse nuk donte t’i shkaktonte ndonjë zhgënjim mikut të tij Anthony Taylor.

Derisa Tottenham Hotspur dhe Chelsea ishin duke barazuar 2-2 gushtin e kaluar, ndërsa ish-gjyqtari që tashmë ka dalë në pension ka zbuluar se ka dëmtuar Blutë në një rast.

Cristian Romero e kapi për flokë Marc Cucurellas disa sekonda përpara golit të barazimit të Harry Kane në minutën e 96-të dhe Dean pranoi se në momentin e nxehtë ai bëri një zgjedhje të keqe për të mos e shfaqur keq Taylor.

Lexo po ashtu Mike Dean rrëfen jetën në prapaskenë të gjyqtarëve të Ligës Premier - tregon edhe vuajtjet e tyre që i kanë shijuar Carragher e Neville

“Nuk dhashë sinjal kur kishte kapje flokësh në ndeshje e Chelseat kundër Tottenham, e cila ishte patetike nga këndvështrimi im”, deklaroi Dean për William Hill’s Up Front me Simon Jordan.

“Është një prej tyre ku nëse do të kisha sërish kohën time, çfarë do të bëja? Unë do ta ftoja Anthony (Taylorin) për të shikuar në ekran. Mendoj se e dija nëse e dërgoja te ekrani, ai do të kishte një tjetër vendim të gabuar, pasi ajo lojë për të ishte tashmë e dreqosur”.

“Unë i thashë Anthonyt më pas: ‘Thjesht nuk doja të të dërgoja në ekran pas asaj që ka ndodhur në lojë’. Nuk doja ta dërgoja, sepse ai është një shok si dhe një arbitër dhe mendoj se nuk doja ta dërgoja sepse nuk doja më shumë pikëllim sesa kishte ai”.

Lexo po ashtu Gjyqtari më simpatik i futbollit anglez do të pensionohet – Mike Dean flet për të gjitha, nga ‘festa’ te goli i Tottenham te momenti i Agueros që i solli titullin Cityt

“Anthony, ai është i madh, tullac dhe mjaft i shëmtuar për të ditur nëse do të shkojë në ekran, ai do të shkojë në ekran për një arsye. Nëse dikush i tërheq flokët tani, është e lehtë. Është thjesht një valë truri nga unë, një vendim vërtet i keqe nga unë”, ka shtuar më tej ai.

Vërejtjet e Dean nënvizojnë dobësitë njerëzore të cilat shpesh kanë minuar teknologjinë e re. Më pas ai u tërhoq nga ndeshjet e ardhshme të Ligës Premier dhe më vonë vendosi se nuk dëshironte të vazhdonte si ndihmës arbitri në VAR. /Telegrafi/

Exit mobile version