Site icon Telegrafi

Mijovic i Bashkimit: Na pret takim i vështirë

Trajneri i ‘Apepagjik’t’, Petar Mijovic ka thënë se janë të gatshëm të ballfaqohen me Teodon dhe se pret një takim të fortë.

"Jemi të gatshëm për Teodo-n, edhe pse kemi disa probleme me lëndime, por shpresojmë se do të luajmë fortë”.

“Teodo është një skuadër mjaft kualitative, e cila një kohë të gjatë luan në Ligën Ballkanike, që do të thotë se ka përvojë në arenën ndërkombëtare”.

“Imer Tahiri nuk do të luaj, kurse ende nuk dihet nëse edhe Efthymios Tsakaleris do të mund të luaj”.

“Megjithatë ne e kemi sistemin tonë të lojës dhe idetë tona, të cilat do të përpiqemi t’i zbatojmë në Tivat. Pres një ndeshje të vështirë, edhe pse të gjitha janë të tilla në BIBL", tha Mijovic.

Kujtojmë se ndeshja mes Teodos dhe Bashkimit do të filloi me fillim në ora 18:00 

 

Exit mobile version