Site icon Telegrafi

Mijëra zogj në New York formojnë fytyrën e Vladimir Putinit (Foto/Video)

Shtetasja amerikane Sheryl Gilbert filmoi çastin kur një tufë zogjsh po fluturonin në qiell, ndërkohë që ajo po lëvizte në Urën “Williamsburg” në Bruklin.

Bashkëshorti i saj Gregory West e postoi videon në Twitter dhe i pyeti ndjekësit e tij “Mund ta shihni fytyrën? Kush është?”.

Videoja është bërë hit në internet, ndërkohë që një media në Rusi dha idenë se zogjtë kanë formuar fytyrën e Vladimir

Putinit. Që nga momenti që është postuar në YouTube, videoja që zgjat vetëm 11 sekonda ka marrë më shumë se 1 milion shikime, ku pjesa më e madhe e përdoruesve mendojnë se videoja është e rreme.

Në video janë bërë edhe shumë komente, sidomos nga rusët, të cilët janë të bindur se zogjtë kanë formuar fytyrën e presidentit të tyre.

Madje një komentues rus shkruan: “Shikoni në qiell! Është një zog! Avion! Jo, është Super Putin!” 

Një tjetër komentues shkruan: “Kjo paralajmëron SHBA-në që të mos nisë luftë me Rusinë”./krokodili/

Exit mobile version