Telegrafi

Mijëra yje deti, stuhia Sally i nxjerr në një plazh në Florida

Mijëra yjet të detit janë nxjerr në plazhin Navarre, pasi uragani Sally shkatërroi gjithçka që i doli përpara gjatë javës së kaluar në Florida.

Banorët zbuluan krijesat gjatë të shtunës në mëngjes së bashku me krijesa tjera të detit: si krimbat dhe peshqit, transmeton Telegrafi.

Ekspertë të biologjisë thonë se këto krijesa jetojnë në thellësi të oqeanit dhe uragani i fuqishëm, ka bërë që ato t’i nxjerr mbi sipërfaqe të ujit dhe erërat e forta t’i gjuajnë në rërën e plazhit.

Stuhia tropikale goditi Floridan më 16 shtator, ku shumë anije u shkatërruan nëpër porte, e niveli i ujit në Navarre është rritur dukshëm nga reshjet e mëdha të shiut. /Telegrafi/