Mijëra demonstrues morën pjesë sot në një protestë në Paris kundër abortit dhe eutanazisë, por edhe inseminimin artificial të çifteve lezbike.
Demonstruesit, të cilët pretendojnë se kanë marrë mbështetjen e Papa Françeskut dhe disa peshkopëve francezë, u mblodhën sot në kryeqytetin francez, duke u bashkuar për herë të 13-të në marshin për jetën, raporton AP.
Organizatorët u kërkuan mjekëve anembanë vendit të ndalonin abortet, tha agjencia amerikane, duke vënë në dukje se 200,000 abortime të shtatzënisë ndodhin çdo vit në Francë.
Protestat e sotme janë organizuar kundër rekomandimit të dhënë në shtator nga organi më i lartë biologjik në Francë, në mënyrë që gratë e pamartuara dhe çiftet lezbike të kenë qasje në riprodhim me ndihmë mjekësore – një procedurë aktualisht e kufizuar në çiftet heteroseksuale.
Demonstruesit gjithashtu kërkojnë që eutanazia të ndalohet në Francë.