Në stacionin për ngarkim të mbeturinave komunale të Ndërmarrjes publike komunale në Tetovë, këtyre ditëve janë shtresuar mijëra tonelata mbeturina, ka njoftuar Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ekspertët shëndetësor paralajmërojnë se situata e tillë është shqetësuese, duke marrë parasysh që mbeturinat deponohen në një vend i cili gjendet në hyrje të qytetit, duke e ndotur kështu ajrin dhe ujërat nëntokësor.
“Atje krijohen materie kancerogjene të rendit të parë, të llojit të dyoksinëve dhe furanëve. Po ashtu, atje ka edhe objekte industriale të cilët sipas njohurive tona, kanë objekte individuale për furnizim me ujë, çezma me burime të veta ose bunarë. Sa më gjatë që është deponuar mbeturina në atë vend, aq më i madh është rreziku nga ndotja e ujërave nëntokësor të atij rajoni – ka deklaruar mjeku Ratko Davitkovski, specialist i ekologjisë shëndetësore dhe higjienës në Qendrën për shëndet publik në Tetovë.
Nga komuna e Tetovës thonë se në ditët e ardhshme ky problem do të zgjidhet.
„Për shkak të festave, por edhe për shkak të procedurës më të ndërlikuar të bartjes së mbeturinave në deponinë e Shkupit “Drisla”, në stacionin për ngarkim është shtresuar një sasi më e madhe e mbeturinave. Ju sigurojmë se në ditët në vijim, mbeturinat nga stacioni për ngarkim do të bartet në “Drisla”, kanë deklaruar nga komuna e Tetovës./Telegrafi/