Telegrafi

Mijëra tifozë të futbollit i bëjnë homazhe Diego Maradonas në Buenos Aires

Mijëra tifozë të futbollit kanë bërë nderimet e tyre të fundit legjendës Diego Armando Maradona në Argjentinë këtë mëngjes.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires gjatë të mërkurës.

Arkivoli i tij aktualisht është vendosur në Selinë e Qeverisë në Buenos Aires dhe pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu 'Diego është Argjentina, ai do të jetojë përgjithmonë' - Maradona lë një komb në zi, tifozët pushtojnë rrugët e Buenos Aires

Një turmë e tifozëve të Boca Juniors, me të cilët Maradona luajti dy herë në karrierën e tij, janë duke hedhur fanellat e tyre mbi arkivolin e tij i cili është i zbukuruar me flamurin e Argjentinës.

Thirrjet e “Të dua, Diego!” janë ato që po dëgjohen vazhdimisht dhe shumë tifozë i kanë bërë një lutje apo homazhe fituesit të Kupës së Botës.

Siguria po siguron që të gjithë vizitorët të mbajnë distancën e tyre, por pasioni i shfaqur dëshmon se sa i adhuruar është Maradona në vendin e tij.

Shërbimi është drejtpërdrejtë për më shumë se një orë dhe ka akoma tifozë, të moshuar dhe të rinj, që vijnë për të thënë faleminderit dhe lamtumirë.

Presidenti Alberto Fernandez ka deklaruar se do të ketë tre ditë zie kombëtare për Maradonan, i cili vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë.

“Ti na çove në majën e botës. Na bërë jashtëzakonisht të lumtur. Ti ishe më i madhi nga të gjithë. Faleminderit që keni ekzistuar, Diego. Do të na mungoni për një jetë”, ka shkruar Fernandez në postimin e tij në Twitter.

Edhe tifozët e ish-klubit Napoli, me të cilët Maradona fitoi dy tituj në Serie A, dolën në rrugë të mërkurën mbrëma për të festuar jetën e një legjende të klubit.

Fishekzjarrët dhe shpërthimet u nisën pranë një murali të tij dhe brohoritjet e emrit të tij u dëgjuan me të madhe gjatë gjithë natës. /Telegrafi/