Telegrafi

Mijëra studentë fillojnë rrugëtimin e tyre akademik në UNI, fuqizuar nga Arizona State University

UNI – Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University, sot, në një Ceremoni madhështore, zyrtarisht hap Vitin e Ri Akademik 2023/2024.

 

 

Mijëra studentë rrugëtimin e tyre akademik i’a besuan UNI – Universum International College, institucionit më të ndërkombëtarizuar në rajon, i cili së fundmi fuqizohet direkt nga Universiteti Shtetëror i Arizonës në SHBA, i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

Hapja zyrtare u bë nga zv. Presidenti i UNI, duke vijuar me një mesazh mirëseardhës, nga Rektorja e UNI, Prof. Asoc. Shqipe Gërguri-Rashiti, e cila ndër të tjera tha:
“Studentë të dashur, profesorë, asistentë dhe staf administrativ të UNI, uroj të keni një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të vitit akademik 2023/2024. Studentëve të rinj iu dëshiroj suksese të pafundme në fillimin e studimeve akademike. Ky është hapi i parë në rrugën drejt realizimit të dëshirave dhe planeve tuaja, duke shpresuar se UNI do të bëhet shtëpia juaj e dytë. Ju siguroj se do të bëjmë gjithçka për t’ju ofruar arsim cilësor dhe mbështetjen e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja. Suksesi juaj, të dashur studentë, është krenari për ne sepse një edukim i mirë hap dyert kudo në botë.”

Në kuadër të fillimit të vitit akademik, java e parë do të jetë #JaveOrientuese për studentët e rinjë. Kjo Jave Orientuese ka për qëllim që studentët t’i përgatis për jetën studentore duke i pajisur me të gjitha informatat e nevojshme për fillimin e vitit akademik. Gjithashtu, gjatë këtyre 3 ditëve do organizohen aktivitete të ndryshme në kuadër të departamenteve të cilat do të ju japin mundësi studentëve edhe të socializohen më njëri-tjetrin.
Bëhu edhe ti pjesë e UNI, #Studio #BACHELOR apo #MASTER në #UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Universum dhe Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion. ?

INFORMOHU këtu: https://universum-ks.org/kerko-info/

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram.