Site icon Telegrafi

Mijëra qytetarë shfrytëzuan hapjen e kufijve të Maqedonisë me vendet e rajonit

Edhe pse Maqedonia ka raste të shtuara me COVID-19 ditëve të fundit, kjo nuk i pengoi qytetarët për të lëvizur në rajon, pas heqjes së kushtit të vetëm për udhëtim, pra me test negativ PCR, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri ora 15:00 nëpër kufijtë e Maqedonisë kanë lëvizur mbi 3 mijë qytetarë, në drejtim të Kosovës dhe anasjelltas.

Maqedonia ka pasur mundësi vetëm të pranojë udhëtarë nga Serbia, Bosnja e Herzegovina dhe Kroacia, pasi këto shtete mbrëmë vonë njoftuan autoritetet e vendit se nuk pranojnë heqjen e PCR testit. 2133 qytetarë kanë hyrë në Maqedoni në vendkalimin e Tabanocës. /Telegrafi/

Exit mobile version