Mijëra pushues nga rajoni i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë, për të kaluar fundjavën ose pushimet verore.
Bëhet e ditur se numri më i lartë i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka qenë nga Kosova, por ka pasur edhe nga Maqedonia e Mali i Zi. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 25 mijë persona.
Të dhënat nga pika doganore flasin për rreth 6 mijë automjete. Vetëm në orët e para të ditës së dielë në Morinë kanë kaluar rreth 19 mijë persona.
Për të përballuar situatën dhe evituar krijimin e radhëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, uniformat blu të Policisë Kufitare kanë punuar me 8 sportele për të përpunuar sa më shpejt dokumentacionin e personave dhe automjeteve, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit.
Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë se dy vendeve. /TCH/