Telegrafi

Mijëra punëtorë protestuan për të drejtat e tyre

Protestuesit brohoritnin ”Paguani 20%-in e punëtorëve!, Stop – Abuzimit të punëtorëve!, Stop – Punës në të zezë!, Ndaloni korrupsionin!, Duam Fond Social!, Të dëgjohet zëri i punëtorit!, Respektoni sindikatat!, Punëtorët – Themel i shtetit!, Mos provokoni durimin tonë!”, etj.

Gjatë kësaj proteste BSPK-ja edhe njëherë ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që me procedurë të përshpejtuar miratimin e legjislacionit që lidhet me të drejtat e punës, organizimin sindikal, grevat, sigurimin pensional, invalidor, shëndetësor etj; Kjo lë vend për anarki në Kosovë.

Përmes një letre, këtë protestë e kanë përkrahur Konfederata Sindikale Evropiane (ETUC), Lëvizja për Integrim dhe Bashkim etj. Përkrahje ka pasur edhe nga një numër i madh i shteteve regjionale dhe Evropiane si : Shqipëria, Italia, Zvicra, Gjermania. Ndërsa, pjesëmarrës në protestë ishin edhe udhëheqësit kryesor të partisë Reformiste ORA, në krye me kryetaren, Teuta Sahatçiu. /Telegrafi/