Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, për luftimin e racizmit dhe kërkojnë reflektim nga autoritetet, pas vdekjes së George Floyd nga policia amerikane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit mbushën Sheshin e Parlamentit në Londër duke mbajtur pankarta me sloganin “Black Lives Matter”, “Heshtja nga njerëzit e bardhë është cenim” dhe “Mbretëria e Bashkuar nuk është e pafajshme”.
Bëhet e ditur se protestat zunë vend në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar përfshirë: Cardiff, Bristol Manchester, Sheffield, Leicester, Bath dhe Birmingham.
Ministrat e qeverisë u kërkuan njerëzve që të mos mblidheshin në grupe të mëdha për të protestuar, me paralajmërimin e policisë pasi protestat janë shkelje e rregullave të bllokimit të coronavirusit. /Telegrafi/