Mijëra aktivistë të ndryshimeve klimatike dhe ata që po kundërshtojnë G-20, marshuan të shtunën nëpër rrugët e Romës, duke protestuar ndaj mosveprimit të ekonomive më të mëdha në botë ndaj ndryshimeve klimatike.
Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, samiti i G-20 i përbërë nga fuqitë kryesore ekonomike globale po mbahet në Itali këtë fundjavë – përpara konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Derisa udhëheqësit pritet të diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe rimëkëmbjen e COVID-19., protestuesit dolën në rrugë për të ngritur zërin e tyre.
Aktivistët që i përkasin kampanjës Fridays for Future, Extinction Rebellion dhe grupeve të tjera thanë se liderët botërorë nuk po bëjnë mjaftueshëm për të trajtuar krizën klimatike.
Aktivistët e Extinction Rebellion po kërkojnë të zvogëlojnë emetimet e gazrave serrë në zero, deri në vitin 2025. /Telegrafi/