Telegrafi

Mijëra protestues marshojnë në SHBA për ligje më të rrepta të armëve

Mijëra protestues po mblidhen në të gjithë SHBA-në për të kërkuar ligje më të rrepta për armët pas të shtënave masive të muajit të kaluar në Teksas.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, grupi për siguri ndaj armëve “March For Our Lives” – i themeluar nga të mbijetuarit e të shtënave në shkollën në Parkland të vitit 2018 – tha se rreth 450 tubime ishin planifikuar për të shtunën.

Grupi tha se nuk do t’i linte politikanët të “zmbrapseshin” derisa njerëzit vazhdojnë të vdesin.

Presidenti amerikan, Joe Biden, mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të “kalojë legjislacionin për sigurinë e armëve me sens të përbashkët”.

Ai sulm, dhe një tjetër, ditë më parë në Buffalo, New York, në të cilin u vranë 10 persona, ka çuar në thirrje të reja për veprim mbi kontrollin e armëve në SHBA.

“March For Our Lives” (MFOL) tha se mosveprimi i liderëve politikë po vriste amerikanët. /Telegrafi/