Telegrafi

Mijëra protestues kundër një manifestimi neonazist në Gjermani

Mijëra persona u grumbulluan në Spandau, në distriktin perëndimor të Berlinit, për të protestuar kundër një manifestimi neonazist që përkujtonte vdekjen e Rudolf Hess, zëvendësit të Adolf Hitlerit.

Balona, ku ishin shkruar “Jo vend për nazistët”, fluturuan mbi kokat e protestuesve, mes të cilëve ndodhej edhe një grup i vogël të moshuarash, të cilat mbanin pankarta ku shkruhej “Gjyshet kundër të djathtës” apo “Spandau pa nazistë”, përcjell Telegrafi.

“Nuk dua që nipi im të rritet me skenarin e një lufte tjetër botërore. Dua që ai të jetojë në një shoqëri multikulturore, ku nuk ka urrejtje për asnjë komunitetet”, tha Graf.

Të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të socialdemokratëve dhe të gjelbërve. /Telegrafi/