Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.
Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.
Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”.
Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.
Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor, përcjell tch.
Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melburnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.
Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi.