Shumë përdorues në mbarë botën, përfshirë dhe në Kosovë, nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre në Twitter për shkak të një problemi me shërbimin e verifikimit të llogarisë me dy faktorë.
Sipas raporteve të shumta, përdorues të shumtë në rrjetin social Twitter nuk janë në gjendje të kenë qasje në llogaritë e tyre – gjë që është duke ndodhur si pasojë e mos funksionimit të shërbimit të verifikimit përmes dy faktorëve me ç’rast, Twitter nuk është duke arritur të gjenerojë te përdoruesit që kanë aktiv këtë mekanizëm një kod SMS tek telefoni i përdoruesit për t’i ofruar qasje në llogari, transmeton Telegrafi.
Guys @Twitter, help fix this issue ERROR “We cannot send a text message to this phone number because its operator is not supported.”
The Two-factor verification system is no longer working or sending messages; the above error message is what comes.
— Emmanuel Wabwire (@Wabwire1) December 17, 2022
Por, çfarë është mekanizmi për verifikim me dy faktorë (2FA)?
2FA është një mekanizëm i përforcuar i sigurisë që mbron llogarinë tuaj nga përdorimi i paautorizuar duke mos e lënë plotësisht të mbështur vetëm në fjalëkalimin e llogarisë tuaj. Pasi të aktivizohet, përveç se do të duhet të vendosni fjalëkalimin tuaj, ju kërkohet gjithashtu një kod ose çelës sigurie për të hyrë në llogarinë tuaj si një metodë e dytë dhe më e avancuar për t’u qasur në llogari.
Tani për tani, problemi me të cilin përballen shumica e përdoruesve të Twitter-it është problemi i rrjetit social të gjenerojë kode 2FA në numrin tuaj të telefonit ose në shumë raste kodet iu dërgohen përdoruesve pas disa orëve.
Hey @TwitterSupport I know you’re going through some things right now, but any chance you could fix the “operator is not supported” bug with your 2FA system that seems to have locked thousands of people out of their accounts in the last few days? x pic.twitter.com/CRDvJMNcRq
— Alex Watson (@imalexwatson) December 20, 2022
“Ne nuk mund të dërgojmë një mesazh me tekst në këtë numër telefoni sepse operatori i tij nuk mbështetet”, është ky mesazh që po i shfaqet shumë përdoruesve, si në Kosovë ashtu edhe në vende të tjera në mbarë botën duke iu pamundësuar atyre qasje në llogaritë e tyre në këtë platformë që tashmë është duke u përballur me ndryshime të shumta.
Mbetet e paqartë pse Twitter nuk është në gjendje të gjenerojë mesazhet te përdoruesit me këtë metodë verifikimi ndërkohë reagimi i tyre i vetëm lidhur me këtë problem është bërë një muaj përmes llogarisë ku ofrojnë mbështetje për konsumatorët – Twitter Support.
“Për të qartësuar konfuzionin rreth verifikimit me dy faktorë në Twitter – është ende aktiv dhe një mënyrë e mirë për të mbrojtur llogarinë tuaj. Nëse e keni të aktivizuar, metoda e zgjedhur e verifikimit duhet t’ju funksionojë. Ne po shqyrtojmë disa raste kur kodet SMS nuk dërgohen”, pati shkruar Twitter.
To clear up confusion about two-factor authentication on Twitter –– it’s still live and a good way to protect your account. If you have it turned on, your chosen authentication method should be good to go.
We’re looking into the few cases where SMS codes aren’t being delivered.
— Twitter Support (@TwitterSupport) November 15, 2022
Problemi vazhdon të jetë ende i parregulluar dhe së fundmi raportet janë rritur dukshëm edhe në vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Arabia Saudite dhe Nigeria.
Reagimi i tyre i vetëm dhe i fundit mbetet më 15 nëntor ndërkohë që kompania është duke u përballur me një seri ndryshimesh si në nivelin menaxherial ashtu edhe në atë funksional – gjë që supozohet se edhe nga rrjedh problemi.
Ashlee Vance nga Bloomberg përmend një deklaratë të Elon Musk ku drejtori ekzekutiv i kompanisë shkruan se shpenzojnë 60 milionë dollarë në vit në dërgimin e tekst mesazheve të tilla duke ngjallur kështu reagime se ndërprerje e këtij shërbimi është e lidhur ngushtë me këtë. /Telegrafi/
$60m in SMS texts per year. Twitter paying telcos who are not being super honest in other parts of the world who were basically gaming the system and running 2fa texts over and over again, says Elon.
— Ashlee Vance (@ashleevance) December 21, 2022