Patrulla e trafikut të Floridës ka gjetur të premten në mëngjes mijëra palë çizme, sandale, atlete dhe lloje tjera mbathjesh të shpërndara nëpër autostradë, për shkak të cilave trafiku është dashur të ndalet për disa orë rresht.
Pasi që pronari i tyre nuk është lajmëruar, këpucët e shumta janë zhvendosur në livadhin e afërm dhe do të transportohen për në Haiti, derisa hulumtimi ende vazhdon.