Telegrafi

Mijëra njerëz vizitojnë pemët e famshme të qershive në Washington DC

Mijëra njerëz janë mbledhur në Washington DC për të parë pemët e famshme me lule qershie në kulmin e lulëzimit të tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kulmi i luleve të qershisë përcaktohet në momentin kur çelin 70 për qind e luleve rreth rezervuarit Tidal Basin, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.

Pemët iu dhuruan SHBA-së nga Japonia në vitin 1912 si një dhuratë miqësie.

Festivali Vjetor i Lulëzimit të Qershisë, që filloi këtë fundjavë dhe zgjat deri më 17 prill, përkujton dhuratën e afro 3,000 pemëve dhe feston marrëdhëniet midis dy vendeve. /Telegrafi/