Telegrafi

Mijëra njerëz dolën për ta përcjellë funeralin e gjeneralit Soleimani, bënin thirrje kundër Shteteve të Bashkuara

Rrugët e Bagdadit janë mbushur nga mijëra njerëz, që dolën për të përcjelle funeralin e gjeneralin Qassem Soleimani, të vrarë nga sulmet e Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së djeshme.

Ata thërrisnin ‘Vdekje për Amerikën’ dhe ‘Amerika është Satani i Madh’, ndërsa ecnin pranë arkivoleve të Soleimani, arkitekt i strategjisë globale ushtarake të Iranit dhe Abu Mahdi al-Muhandis, komandant i milicisë irakiane, transmeton Telegrafi.

Dyshja ndodheshin në një kolonë me dy automjetesh, që u bë shënjestër e tri raketave nga një dron, jashtë aeroportit të kryeqytetit të Irakut.

Ndërkohë Iraku, kryeministri i të cilit mori pjesë në funeralet, kërcënoi të urdhërojë dëbimin e të gjitha trupave amerikane nga vendi pas asaj që e quajti ‘një shkelje të pacipë të sovranitetit të Irakut’.

Presidenti Donald Trump, ka thënë se e urdhëroi vrasjen e Soleimani për të parandaluar luftën, duke shtuar se komandanti po komplotonte sulme kundër amerikanëve.

Gjatë përcjelljes së funeralit, u valëvitën flamuj të milicisë Kataeb Hezbollah, që ka kryer sulme të shumta ndaj ambasadave të Shteteve të Bashkuara gjatë muajve të fundit. /Telegrafi/