Site icon Telegrafi

Mijëra luftëtarë të ISIS-it rikthehen nëpër shtetet e tyre

Të paktën 5,600 luftëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre në shtetet përkatësi, pasi që ISIS-t po vazhdon të humb territor në Siri dhe Irak.

Sipas raportit të organizatës “Soufan Center”, me bazë në SHBA, thuhet që 33 shtete kanë raportuar për ardhje gjatë dy viteve të fundit.

Këto shifra përfshijnë edhe gjysmën e 850 personave të larguar nga Britania.

Tutje në këtë raport thuhet që personat e rikthyer, shumica prej të cilëve janë të burgosur apo të zhdukur, do të paraqesin sfidë për sigurinë e viteve të ardhshme.

ISIS-i ka humbur shumicën e territorit që përbënte pjesë në “kalifatin” të cilin e kishte shpallur në qershor të vitit 2014, duke tërhequr mijëra xhihadist nga mbarë bota.

Exit mobile version