Site icon Telegrafi

Mijëra kinezë mblidhen në stadium, për të parë nga afër ekzekutimin e 10 kriminelëve të dënuar me vdekje (Foto/Video)

Gjykata kineze ka dënuar 10 persona me vdekje, dhe atë në prezencën e mijëra qytetarëve përfshirë edhe fëmijë që ishin mbledhur në një stadium.

10 kriminelë që akuzoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike, vrasje dhe plaçkitje, raportohet se pritet të ekzekutohen menjëherë pas verdiktit në Lufeng, në pjesën jugore të provincës kineze Gunagdong, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e tretë që gjykata në Guangdong ka kryer ekzekutime publike  grupeve kriminale. Autoritetet e vendit shpresojnë që me këto vendimi qytetarët do të “edukohen”, dhe në asnjë mënyrë nuk do të përfshihen në aktivitete kriminale.

Dënimi publik është paraparë të mbahet në stadiumin në Lufeng rreth orës 9:30 sipas kohë lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version