Telegrafi

Mijëra fëmijë mbahen të lidhur me zinxhirë, torturohen dhe abuzohet me ata nëpër shkollat “islamike” nëpër Sudan

Mijëra djem janë torturuar, abuzuar dhe mbajtur të lidhur me zinxhirë nëpër shkollat “islamike” në mbarë Sudanin, pretendohet në një dokumentar të ri.

Djem të rinj madje edhe të moshës 5-vjeçare, janë rrahur nga burra “fetar” që ishin në krye të këtyre shkollave që numërojnë rreth 30 mijë në tërë vendin, transmeton Telegrafi.

Një hetim ka zbuluar abuzimin “sistematik” Brenda shkollave – të njohura si “khalwas” – ku gjithashtu janë zbuluar prova për abuzim seksual.

Hetimi i BBC në gjuhën arabe do të shfaq sot dokumentarin “Schoold that Chain Boys” që transmetohet sot, ka zbuluar torturat që i janë ekspozuar këta fëmijë që jetonin në kushte të mjerueshme dhe detyroheshin të flenë në dysheme në temperatura tejet të larta.

Madje disa prej tyre kishin nevojë për ndihmën e mjekëve. Reporteri i kamufluar dhe njëherit ish-nxënësi Fateh al-Rahaman al-Hamdani, ka filmuar tinëzisht brenda 23 shkollave gjatë një periudhe 18-mujore. /Telegrafi/