Mijëra fansa janë mbledhur në qendër të Stokholmit për t’i dhënë lamtumirën e fundit DJ të famshmëm Aviciit, i cili u gjet i vdekur në Oman.
Turmat të shumta të njerëzve u dyndën në Sergels torg – sheshin qendror të kryeqytetit suedez, qytet ku u lind muzikanti.
Përkujtimi filloi me një minutë heshtje para se muzika e Aviciit të jehonë në shesh dhe tifozët të argëtohen me hitet e 28-vjeçarit.
“Ne jemi mësuar të dëgjojmë muzikën e tij, por sot ajo është e mbushur me trishtim”, tha mediat suedeze një prej fansave, Elina Backeby.
Arman Cinkitas, një nga organizatorët e ngjarjes përkujtimore, tha se e ka dëgjuar me orë të tëra muzikën e Aviciit, megjithëse kurrë nuk e ka takuar personalisht.
“Askush prej nesh nuk e njohu atë personalisht, por ne jemi rritur me muzikën e tij dhe jemi frymëzuar prej tij”, tha Cinkitas.
Sudezi kujtojmë se ndërroi jetë gjatë ditëve të kaluara ndërsa nuk është bërë e ditur deri më tani për arsyet e ndërrimit të jetës. /Telegrafi/