Telegrafi

Mijëra fansa të rinj të Ariana Grandes nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpitë e tyre pas kaosit të krijuar nga shpërthimi vdekjeprurës (Foto)

Shpërthimet vdekjeprurëse në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena, përveç viktimave dhe të plagosurve, kanë bërë që shumë fëmijë – fansa të këngëtares, të mbesin rrugëve, si pasojë e kaosit të krijuar në qytetin e Mançesterit.

Fansat e rinj të tmerruar, pasi kanë ikur nga koncerti, nuk kanë mundur të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, duke qenë se janë anuluar të gjitha linjat e trenave dhe tramvajeve.

Lexo po ashtu Pas shpërthimeve në koncertin e Ariana Grandes, ku ka viktima - gjendja e këngëtares thuhet të jetë e mirë (Foto/Video)

Banorët e Mançesterit kanë reaguar menjëherë për t’u dalë në ndihmë duke ua ofruar shtëpitë e tyre për të qëndruar.

Shumë rrugë janë mbyllur pas shpërthimeve (Twitter)

Në rrjetet sociale menjëherë është krijuar hashtagu #roomformanchester për t’i ndihmuar fëmijët që po përjetojnë momente të vështira.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qindra fëmijë tashmë janë vendosur në hotele dhe do të mbahen të sigurt derisa t’i marrin prindërit e tyre. /Telegrafi/

Banorët lokalë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar (Twitter)
Lexo po ashtu Dy shpërthime në Mançester, ka edhe viktima (Foto/Video)