Mijëra emigrantë u përpoqën të hynin në Poloni përmes pikës zyrtare kufitare Kuznica në anën bjelloruse.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e reja vijnë në kohën kur Polonia akuzon shërbimet bjelloruse të sigurisë për “përgatitjen” e emigrantëve për një inkursion të dhunshëm.
Në anën polake, forcat speciale janë pajisur tërësisht, duke u përpjekur të ndalojnë emigrantët.
Madje, siç thuhet më tej, në ndihmë të tyre është dërguar ushtria. /Telegrafi/
#Belarus The border crossing Bruzgi-Kuznica right now. A lot of migrants are gathering there pic.twitter.com/AtJHcTKjpc
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) November 15, 2021