Telegrafi

Mijëra dosje të zbuluara kanë ekspozuar mënyrën se si Uber “u shoqërua” me politikanë të lartë dhe sa larg shkoi për të shmangur drejtësinë

Mijëra dosje të zbuluara kanë ekspozuar mënyrën se si kompania e famshme botërore Uber u “shoqërua” me politikanë të lartë dhe sa larg shkoi për të shmangur drejtësinë.

Madje sipas BBC, përcjell Telegrafi, ato detajojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron.

Uber thotë se “sjellja e saj e kaluar nuk ishte në përputhje me vlerat e tanishme” dhe ajo është një “kompani e ndryshme” sot.

Dokumentet janë një grumbull me më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 email dhe 1,000 skedarë të tjerë që përfshijnë biseda, që shtrihen nga 2013 deri në 2017.

Ato u zbuluan në Guardian dhe u ndanë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.

Po sipas BBC, metodat e pamëshirshme të biznesit të Uber-it ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme të “gjerësisë së tyre” për të arritur qëllimet e saj. /Telegrafi/