Mijëra dosje të zbuluara kanë ekspozuar mënyrën se si kompania e famshme botërore Uber u “shoqërua” me politikanë të lartë dhe sa larg shkoi për të shmangur drejtësinë.
Madje sipas BBC, përcjell Telegrafi, ato detajojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron.
Uber thotë se “sjellja e saj e kaluar nuk ishte në përputhje me vlerat e tanishme” dhe ajo është një “kompani e ndryshme” sot.
Dokumentet janë një grumbull me më shumë se 124,000 regjistrime, duke përfshirë 83,000 email dhe 1,000 skedarë të tjerë që përfshijnë biseda, që shtrihen nga 2013 deri në 2017.
Ato u zbuluan në Guardian dhe u ndanë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues dhe një numër organizatash mediatike, përfshirë BBC Panorama.
Po sipas BBC, metodat e pamëshirshme të biznesit të Uber-it ishin gjerësisht të njohura, por për herë të parë skedarët japin një pamje unike të brendshme të “gjerësisë së tyre” për të arritur qëllimet e saj. /Telegrafi/