Mijëra njerëz u mblodhën sot në Sydney dhe qytete të tjera australiane për të protestuar kundër masave kufizuese të futura për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja.
Policia arrestoi disa persona ndërsa protestuesit thyen barrierat dhe hodhën shishe plastike dhe sende të tjera mbi oficerët e policisë.
Protestuesit pa maska në fytyrë ecën nga Victoria Park në sallën e qytetit në qendër, duke mbajtur parrulla që lexonin “Liria” dhe “E Vërteta”, transmeton Telegrafi.
Well this sucks: anti-lockdown protesters from all over Sydney have staged a mass gathering in the Inner West. View few masks in sight, but plenty of COVID conspiracy t-shirts pic.twitter.com/4xEvR8olXN
— Zac Crellin (@zacrellin) July 24, 2021
Prania e madhe e policisë dhe anëtarëve të njësive speciale vërehet, pasi autoritetet thanë se këto ishin veprimtari të paligjshme proteste.
Policia e Uellsit të Ri Jugor thotë se ata e njohin dhe mbështesin të drejtën për lirinë e fjalës dhe tubimin paqësor, por që protesta shkel rregulloret e shëndetit publik.
Në 24 orët e fundit, një rekord 163 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar përsëri në këtë vend.
Masat e reja kufizuese janë futur në territorin e gjerë të Sydneyt dhe kanë vazhduar për katër javë. /Telegrafi/