Është duke u mbushur kutia plastike, me paratë të cilat qytetarët i dhurojnë për lirinë e demonstruesve, të dyshuar për hedhje të bojës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse i ngjason kutisë zgjedhore, kjo është nënshkruar nga “Revolucioni Laraman”, dhe i ka joshur të gjithë të pranishmet përreth.
Në këtë ngjarje përpos për humanitetin dhe solidaritetin të pranishmit kanë biseduar edhe për përkrahjen e njerëzve të rinj të cilët ballafaqohen me padi penale ose për kundërvajtje.
Këtë aktivitet e kanë përkrahur edhe krerët e LSDM opozitare./Telegrafi/