Telegrafi

Mijëra bimë mbushën sallën madhështore të operës në Barcelonë – muzikantët shënojnë heqjen e masave kundër COVID-19

Nuk është e pazakontë që shfaqjet në shtëpinë e operës “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës të mbushen menjëherë, por kësaj radhe muzikantët përformuan të hënën për një audiencë të pazakontë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, opera po shënon heqjen e masave në Spanjë, të implementuara muaj më parë, si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Dhe mijëra bimë “ngjyrosën” sallën e operës madhështore.

Ngjarja e fundit ishte punë e artistit konceptual, Eugenio Ampudia, dhe përfshiu një përformancë nga kuarteti i vargjeve, UceLi Quartet.

Gjithsej, 2,292 bimë “gjelbëruan” teatrin, ndërsa opera përformoi “Crisantemi” të Puccinit, sipas një deklarate nga Liceu. /Telegrafi/