Site icon Telegrafi

Mijëra bagëti që i shpëtuan zjarreve në Australi, duhet të ekzekutohen shkaku i djegieve që pësuan

Si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Australinë, kanë pësuar edhe shumë kafshë që banojnë në zona malore, si dhe në ferma të ndryshme.

Në New South Wales, mijëra bagëti kanë ngordhur pasi nuk kanë mundur t’ju ikin flakëve, por fat më të mirë, nuk pritet të kenë as mijëra të tjera, që pësuan djegie të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Rreth 12 mijë lopë dhe gjashtë mijë dele, duhet të ekzekutohen sepse kanë pësuar djegie të mëdha dhe mirëqenia e tyre nuk është në nivelin e duhur.

Veterinerët konsiderojnë se djegiet vetëm do t’ju shkaktojnë lëndime trupore, që më pas do të zgjerohen dhe përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjeve.

Këto bagëti, pësuan na valën e fundit të flakëve, që ka djegur ditëve të fundit rreth 112 mijë hektarë, derisa gjendja e tanishme e sigurisë është “shiko dhe vepro”. /Telegrafi/

Exit mobile version