Telegrafi

Mijallkovi u pyet dy orë rresht për rastin ”Arka”

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën themelore Shkupi 1, e cila ka zgjatur dy orë të plota, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është marrë në pyetje për rastin ”Arka” të PSP-së. Gjykata do të duhet të pranojë kërkesën e PSP-së për masën e kujdesit ndaj tij, ku përfshihet edhe marrja e pasaportës, ose të hedhë poshtë këtë kërkesë.

Përveç Mijallkovit, në gjyq duhet të paraqiten edhe Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq, por nuk jepen të dhëna nëse kanë ardhë në gjyq apo jo.

Më herët, masa e kujdesit është refuruzuar për Goran Grujoskin. Përndryshe, që të gjithë janë të përfshirë në hetimet e PSP-së në lëndën ”Arka”, për keqpërdorim të Buxhetit të shtetit, për kërkesa personale./Telegrafi/