Seanca gjyqësore për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve “Target-Fortesa” shtyhet për më 16 tetor, për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, i cili ka pasur simptoma të koronavirusit – ethe dhe kollë, pasi që paraprakisht gruaja e tij është infektuar me coronavirus.
Avokati i tij, Ljupço Svrgovski, informoi gjykatën se Sasho Mijallkov do të testohet sot për koronavirus pas së cilës rezultatet do të dorëzohen në gjykatë.
Për përgjimin masiv dhe për shkatërrimin e paligjshëm të tre pajisjeve për përgjim në DSK, të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, shefi i Kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe gjashtë të punësuar në DSK.