Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov nuk e ka ndërmend t’i kërkoj falje ish-ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Ljube Boshkoskit, për mënyrën e arrestimit të tij, gjykimit dhe dënimit me burg.
Ai thotë se në gjyq e ka përshëndetur si shenjë të mirësjelljes ndaj dikujt që e njeh, duke shtuar se nuk i ka kërkuar falje.
Sipas tij, vlerat demokristiane thonë se duhet të kërkoj falje ai që gënjen, prandaj edhe e ka pranuar kërkim faljen e Boshkoskit para gjashtë vitesh.
Mijallkovi shprehet se shpreson që ish-ministri të mos thotë gënjeshtra tjera në opinion./Telegrafi/