Site icon Telegrafi

Mijallkov kërkon shpëtim përmes Gjykatës së Lartë, i refuzohet kërkesa për ndërprerje të procesit gjyqësor

Sasho Mijallkov, i akuzuar në rastin “Tortura” për arrestimin çnjerëzor të Ljube Boshkovskit kërkoi që aktakuza për këtë rast të hidhet poshtë për shkak se PSP-ja është vonuar 25 ditë dhe nuk ka respektuar afatin për të njëjtën.

Avokatët e të akuzuarve, Mijallkov dhe 6 anëtarët e njësitit “Alfa” u thirrën në vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë në të cilën thuhet se çdo hetim dhe akuzë e hapur nga PSP-ja pas 30 qershorit të vitit 2017 është e pavlefshme dhe në kundërshtim me afatin prej 18 muajve.

Gjykata me automatizëm e refuzoi kërkesën e avokatëve dhe të akuzuarve sepse ky lloj i ankesës do të duhej të paraqitej atëherë kur Penalja ka vlerësuar bazën e akuzës.

Ndryshe, ky është vendimi i parë i Gjykatës Penale pas mendimit të Gjykatës së Lartës se PSP nuk ka të drejtë të ngrit aktakuza pas 30 qershorit të vitit 2017./Telegrafi/

Exit mobile version