Site icon Telegrafi

Mijallkov dhe Jankuloska dalin para gjyqit në Maqedoni

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov dhe ish-ministresha për Punë të Brendshme, Gordana Jankujloska do të ulen në bankën e të akuzuarve për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ”Shënjestra-Fortesa”.

Mijallkov është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, përfshi pranim të shpërblimeve për ndikim të paligjshëm. Këtu janë përfshirë dy hetime të PSP-së, ndërkaq të akuzuar janë edhe të ikurit Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkoski për të cilët sot gjykata në Selanik do të vendos për ekstradim, oose jo.

Për herë të parë, Gordana Jankuloska do të paraqitet në gjykatë si e akuzuar, përfshi Toni Jakimovskin, ish-shef i kabinetit të Mijallkovit./Telegrafi/

Exit mobile version