Më 31 janar, të enjten, në seancën e planifikuar për rastin “Shënjestra-Fortesa” i akuzuari Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit e tjerë, si dhe avokatët do të duhet të marrin në pyetje dëshmitarin Gjorgji Lazarevski për përgjimin e paligjshëm në DSK.
Lazarevski është një ish-punonjës i DSK-së, dhe njëri nga dy informatorët që zbuluan përgjimet, kurse në seancën e kaluar ai ka zbardhur se si janë kryer përgjimet dhe se si së bashku me Zvonko Kostovskin kanë ruajtur të “bombat” për të vërtetuar aferën.
Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Shënjestra” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme.
Në rastin e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” janë të akuzuar ish-shefi i drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski ish-ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, ish- drejtori i DSK-së Shasho Mijallkov, toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë anëtarë tjerë të DSK-së.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.