I akuzuari Shasho Mijalov i DSK-së, deklaroi se e kupton akuzën, por se nuk ndihet fajtor.
“Nuk jam fajtor”, tha Mijalkov në seancën e sotme bashkërisht me të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski.
Ata thanë se e dinë se për çka akuzohen, por se nuk ndihen fajtorë. Prokurori nga Prokuroria e Speciale Publike, Artan Ajro, e dha fjalën e tij hyrëse për padinë e lëndës “Thesari”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është deklarata e parë e Mijalkov për fajin për rastet që e akuzon PSP-ja, kurse fjalime hyrëse japin edhe të avokatët e të akuzuarve./Telegrafi/